Subscribe

Pronari i firmës së inerteve, Ardian Gjeloshi që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ndodhet në spitalin e Traumës.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

Ka marrë dy plumba, një në dorë dhe tjetrin në bark. Plumbi në bark sa e ka prekur sipërfaqësisht në lëkurë.

Në orën 07:00, në një firmë inertesh në fshatin Gurëz, persona ende të paidentifikuar vranë ekonomisitin 70-vjeçar të firmës, Selman Mihana dhe plagosën pronarin Ardian Gjeloshi.

Policia thotë se është qëlluar me një armë zjarri tip automatik nga brenda rrethimit të firmës.

Po hetohen disa pista si dhe mosmarrëveshjet e mëparshme që mund të ketë pasur Gjeloshi, i cili ishte edhe shënjestër e atentatit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *