Subscribe

Kryeminsitri Edi Rama e ka nisur me ndryshime në qeveri vitin 2024, por edhe me krijimin e ministrive të reja.

Një ditë para mbledhjes dy ditore në Shëngjin, kreu i qeverisë vendosi të shkarkojë nga ministria e Kulturës, Elva Margaritin dhe të riemërtonte institucionin.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministrisë së Kulturës ju shtua Ekonomia edhe Inovacioni. Në krye të Ministrisë së Kulturës Ekonomisë dhe Inovacionit u emërua Blendi Gonxhe.

Ndërkohë që ditën e sotme me vendim qeverie është krijuar Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema, informon se antikorrupsioni deri më sot ka qenë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë të drejtuar nga Ulsi Manja, por nga sot do të funksionojë si institucion më vete.

Po ashtu edhe ministrja e re Adea Pirdeni e cila do të drejtojë ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, ka shëryer si zv.ministre e Drejtësisë, duke mbuluar në portofolin e saj kryesisht çështje të integrimit evropian si pjesë e Grupit Negociator për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në BE për Kapitullin 23 mbi “Gjyqësorin & të Drejtat e Njeriut”, antikorrupsionit dhe kuadrit strategjik në fushën e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *