Subscribe

Automjeti i një efektivi policie është djegur në qytetin e Shkodres. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune.

 

Këto pamjet tregojnë se ngjarja nuk ishte aksidentale.

 

Një person me kapuç duket qe afrohet në makinën e efektivit Sokol Kroni dhe më pas i vë flakën. Autori, i veshur me rroba të errëta kujdeset që të mos shfaqe fytyrën tek kamerat e sigurisë për të mos i identifikuar.

 

Më pas ai është larguar me vrap ndërkohë që flakët shkrumbuan mjetin e parkuar. Makina tip “mitsubishi” ishte e parkuar pranë banesës së policit në lagjen 3 heronjtë. Policia dyshon se ngjarja lidhet me punën e efektivit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *