Gjumi ka një rëndësi të veçantë në shendetin e secilit nga ne. Mungesa e gjumit ndryshe nga rezultatet e një studimi më të fundit rezulton se mund të krahasohet ndryshe me teprimin në pijet alkolike.

 

Një grup studiuesish nga shkolla e mjekësisë në Los Angeles dhe nga universiteti i Tel Avivit në Izrael konfirmuan se mungesa e gjumit ka një impakt të ashpër në mënyrën se si funksionon truri.

 

“Zbuluam se mungesa e ushqimit dhe e gjumit i privon neuronet nga aftësia e një mirëfunksionimi. Kjo i hap rrugë gabimeve konjitive për mënyrën se si e perceptojmë dhe reagojmë para botës që na rrethon.”

 

Studiuesit punuan me mbi 12 persona me epilepsi dhe vunë re se konvulsionet nxiteshin nga pagjumësia. Iu kërkua pjesëmarrësve që të kategorizonin imazhe të ndryshme sa më shpejt që të mundnin. U vu re se sa më të pagjumë dhe të lodhur të ishin pjesëmarrësit, aq më e vështirë ishte detyra për ta dhe më e ngadaltë si ekzekutim.

 

Studiuesit e krahasuan mungesën e gjumit me konsumimin e tepërt të alkoolit. Kjo është edhe arsyeja se pse rekomandohet të merren masa kur i jepet makinës i përgjumur. Është e ngjashme me konsumimin e alkoolit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *