Një 56-vjeçar, i identifikuar si Xhevahir Qefa ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, teksa u gjet i pajetë në një kanal në aksin nacional Elbasan- Gjinar, në fshatin Hajdaran.

 

Trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët lajmëruan policinë. Dy janë pistat që po heton policia. E para, viktima mund të ketë humbur kontrollin e bicikletës dhe nga problemet e shfaqura në sistemin e frenimit ka përfunduar në kanal. Përplasja e fortë e kokës me betonin ka bërë që plaga të jetë vdekjeprurëse.

 

Blutë nuk përjashtojnë as pistën që i ndjeri të jetë përplasur nga një mjet në lëvizje, i cili, pasi ka shkaktuar aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *