Mjekët paralajmërojnë gratë që të mos përdorin kurrë kos në vaginë sepse ilaçi në shtëpi do të bënte më shumë dëm sesa dobi.

 

Dr. Philippa Kaye tha se ka disa sende që nuk duhet të futen kurrë në vaginë. Ajo tha se ka disa sende që gratë blejnë ose futin për të ndihmuar për dhimbjet apo një shqetësim tjetër.

 

Por doktoresha sqaroi se nuk është kurrë një ide e mirë që të vendoset ushqim në vaginë sepse kjo mund të sjellë rreziqe të mëdha.

 

 

“Njerëzit mund të kenë dëgjuar për një furçë sa një furçë dhëmbësh që futet në vaginë për të pastruar gjakun menstrual. Nuk duhet ta përdorni atë sepse pastrimin do ta bëjë në mënyrën më të mirë të mundshme trupi juaj. Gjithashtu, gjëra si kosi apo hudhra sepse ka veti antibakteriale nuk duhet të përdoren kurrë. Nëse e bëni këtë, ju do të rrisni rrezikun e infeksionit”, tha ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *