Një numër I madh personash janë shoqeruar në drejtorinee policisë Elbasan në lidhje me vrasjen e trefishte mafioze nqë ndodhi në orën 21 e 15 të së shtunës në afërsi të rrethrrotullimit të Bradasheshit në këtë qytet.

 

Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk u qëlluan për vdekje pak pasi ata kishin hipur në një makinë fuoristradë tip “Range Rover” me targa italiane AG71ËYP .

 

Forcat “Renea” mbërriten me shpejtësi pas ngjarjes në Elbasan për të nisur krehjen e zonës ndërsa mësohet se të paktën deri në orët e para të mengjesit në komisariat janë shoqëruar 15 persona, jo vetëm të dyshuar por edhe të afërm të viktimave që mund të kenë të dhëna që ndihmojnë grupin hetimor. Pas marrjes ne pyetje ata jane lene te lire.

 

Policia e shtetit bëri të ditur në orët e vona të së shtunë se nje grup specialistesh nga Krimet e Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit  kanë punuar në terren për të mbledhur sa më shumë të dhëna që mund të cojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë kriminale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *