E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një nga personat në publik çarmatosi një nga agresorët, dalin detaje të reja nga sulmi në Moskë

Një burrë që ndodhej mbrëmjen e kaluar si pjesë e audiencës në sallën e koncerteve Crocus sulmoi një nga personat e armatosur dhe e “neutralizoi” atë, sipas Komitetit Hetues Rus gjatë sulmit që la pas mbi 130 viktima.

Komiteti tha se ai po përpiqej të mbronte gruan e tij ndërsa personat e armatosur qëllonin mbi turmat e njerëzve

Reklamë

Burri çarmatosi sulmuesin ndërsa ai po rimbushte armën, raportoi kanali rus Telegram Baza.

“Me veprimet e tij aktive dhe vendimtare ai shpëtoi jetën e njerëzve që e rrethonin në atë moment”, tha komisioni rus.

Shefi i komitetit Alexander Bastrykin ka urdhëruar që ai të nominohet për një çmim për “guximin e tij të pashembullt”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë