Subscribe

30% perqind e shqiptareve, thëne ndryshe 1 ne tre persona, vuan nga depresioni. Gjate stinës se verës, per shkak te temperaturave te larta ka patur shtim te rasteve dhe kryesisht tek moshat e reja. Mjeket psikiater tregojnë se shifrat e te sëmurëve nga çrregullimet emocionale dhe mendore janë me te larta, pasi nje pjese e tyre nuk e pranojnë sëmundjen ose vetekurohen.

 

Psikiatria Irena Thoma tregon shenjat e para te shfaqjes se depresionit, sëmundje ku askush sipas saj nuk është i mbrojtur.

 

Shkaqet e shfaqjes se depresionit janë nga me te ndryshmet, por kryesisht stresi, faktorët gjenetike sociale dhe ekonomik. Vitet e fundit mjeket po përballen me nje problem edhe me shqetësues.

 

Gati gjysma e te sëmurëve me depresion nuk i drejtohen specialistit, por farmacive per te marre qetësues te ndryshëm. Kjo ka shkaktuar varësi dhe rendim te gjendjes se tyre

 

Sipas psikiatërve, depresioni është i kurueshem nëse trajtohet ne kohe dhe sipas rekomandimeve te mjekeve.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *