Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes deputetëve të PD dhe atyre të PS.

Partia Demokratike refuzon kërkesën e socialistëve që komisionet parlamentare të zhvillohen online.

PD ka kundërshtuar me arsyetimin se kjo dëmton transparencën. Deputeti i PD, Enkeljed Alibeja ka ngritur zerin ndërsa theksoi se po zhduket parlamentarizmi.

 

“Bëhet fjalë për mënyrën si do zhvillohen punimet në komisionet parlamentrare. Të gjithë e dinë si janë zhvilluar mbledhjet, një në kafe, një në plazh, një në makinë e asnjë s’ e merrte vesh se çfarë ishin duke diskutuar se cfarë ishin duke votuar.Duhet t’i garantojmë publikut të drejtën për tu informuar mbi veprimtarinë e parlamentit”, u shpreh Aliebaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *