Subscribe

Kryeministri Edi Rama ishte bashke me homologun Kovacesvki në pikën kufitare në Qafë Thanë, ku nga sot hyn në fuqi programi i ri kufitar “Një ndalesë – Një kontroll”  mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 

Rama e konsideroi këtë zhvillim një moment të rëndësishëm jo vetëm për individetet, por edhe për shkembimet tregtare mes dy vendeve.

 

 “Sot është një moment i rëndësishëm për të gjithë ata që kalojnë nga kjo pikë kufitare qofshin individë apo kompani që shkëmbejnë mes dy vendeve. Është një moment i rëndësishëm sepse më në fund jua lehtësojmë në mënyrë të konsiderueshme kalimin në këtë pikë dhe patjetër i japim një shtysë të mëtejshme jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por dhe zhvillimit të marrëdhënieve tona të tërësi, pa harruar dhe zhvillimin e turizmit.Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluksi i turistëve, por dhe numri i investitorëve të mëdhenj ndërkombëtarë te interesuar për të investuar në industrinë e turizmit në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diasporës apo dhe me ata që banojnë në Shqipëri është realisht tejet inkurajues,” – u shpreh Rama.

 

Rama tha se një tjetër projekt madhor që impakton dy vendet është edhe Korridori 8.

 

 

 “Në dy anët e kufirit tanimë po punohet konkretisht në terren për ndërtimin e këtij korridori. Ne kemi dy kantiere të hapura dhe jemi në prag të hapjes së dy kantiereve të tjera sepse e kemi ndarë në 4 pjesë ndërtimin e Korridorit 8 dhe kemi bërë shumë përpjekje për rizgjimin e këtij projekti si pjesë e një të shkuare të ish-rrugës Egnatia dhe si pjesë e rrjetit europian të infrastrukturës. Ka qenë shumë e vështirë dhe më në fund ja kemi dalë në Samitin e Tiranës mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian dhe kjo na jep një tjetër energji pozitive, por na jep dhe një tjetër burim të rëndësishëm mbështetje nga Bashkimi Europian e për këtë arsye kemi pasur dhe para pak ditësh një sait në Romë me ministrin e Jashtëm të Italisë, të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,” – u shpreh Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *