Subscribe

VJOZANA NOZLLAKU-GAZETARE

 

Muajt e fundit sport i xhudos është një nga disiplinat që ka dhuruar shumë medalje për shqipërinë.Pikërisht sot ndodhem në një nga palestrat më të mira të Tiranës ,aty ku stërviten shumë kampion.Pas  meje është një  nga instruktorët japonez ,i cili prej ditësh ka ardhur në shqipëri, për të stërvitur dhe për ti treguar disa nga taktikat e xhudos sportistëve tanë.

 

 

Mjeshtri Japonez Juto Nishimaki tregoi për vizion plus përshtypjet për sportistët shqiptarë.

 

JUTO NISHIMAKI

TRAJNER JUDO NE JAPONI

 

Kam 15 vite që e ushtroj si sport dhe nuk e kam lënë kurrë.Lojtarët këtu kanë një taktikë mjaftë të mirë ,fizikun e kanë të mirë.Unë u  surprizova kur i pash ,nuk e prisja.

 

Erisa Brahimaj dhe Arvin Cullhaj janë dy nga sportistët që kanë nderuar me medalje vendin tonë.

 

ERISA BRAHIMAJ

KAMPIONE BALLKANI

 

Unë kam dal kampione në kampionatin Ballkanik në  Kocaeli të Turqisë për kadet në 57 kilogram,gjithashtu kam marr medaljen e vendit të tret për junior në Malin e Zi. Mëzi e kam pritur si medalje pasi kemi bërë shumë stërvitjedhe shpresoj që ja ka vlejt.

 

ARVIN CULLHAJ

SPORTIST JUDO

 

Unë mora vendin e tret në Mal të Zi , mora medaljen Ballkanike.Është shumë e rëndësishme pasi është medalja ime e parë që kam marr pas 6 viteve stervitje.

 

Ndërkohë, trajneri i ekipit të Tiranës dhe i kombëtares shqiptare të judës, theksoi se përgatitjet nuk kanë munguar për të arritur këto suksese.

 

SHKURT CULLHAJ

TRAJNERI I JUDOS

 

Përgatitjet nuk kanë munguar jemi ushtruar dy herë në ditë ,për të arritur këtu ku jemi sepse nësë nuk sërvitesh si duhet ato normalisht medaljen nuk vinë kot.Kështuqë nuk janë të vetmet medalje që ne kemi marrë,pasi kemi plot sportiest të tjerë si Indrit Cullhaj ,Jon Vernozi ,Luka Brici që janë kampion.

 

Më 28 tetor Erisa Brahimaj do të marrë pjesë në kupën ballkanike, e cila do të mbahet në Slloveni, aty ku pretendon një tjetër medalje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *