E shtunë, 26 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Një mjeke e Spitalit Infektiv e prekur nga COVID-19?!

Koronavirusi nuk ka kursyer as bluzat e bardha në Shqipëri. Dyshohet se një mjeke e Spitalit Infektiv është infektuar.

 

Akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, por më shumë të dhëna do të japë Ministria e Shëndetësisë në daljen e saj të përditshme për mediat, ku përditëson të dhënat e të prekurve.

 

Kujtojmë që të martën u konfirmua pozitiv me COVID-19 edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Gjendja shëndetësore e Bratajt është e stabilizuar dhe ai ndodhet i karantinuar në shtëpi.

Vazhdo të lexosh