E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Një mik i madh i Ukrainës”, Zelensky bisedë telefonike me Ramën: E informova për situatën në fushëbetejë

Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky e ka cilësuar një “mik të madh të Ukrainës”, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky shkruan se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ramën për Samitin e Paqes që pritet të mbahet në Zvicër dhe e ka falënderuar për pjesëmarrjen e Shqipërisë.

Reklamë

Zelensky shkruan se e ka informuar Ramën për situatën në fushëbetejë, sidomos në rajonin e Kharkivit.


“E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkroi Zelensky

Vazhdo të lexosh

Reklamë