E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Një mbrëmje gjermane në Tiranë

Këto janë vetëm disa nga tingujt që do të dëgjoni sot në mbrëmje në Universitetin e Arteve. Një koncert që përfundon me tinguj të gëzueshëm, por që zbret në skenë muzikën e kompozitorëve më të mirë gjermanë, që nga klasikët e deri te modernët.

 

Repertorit të kompozitorëve gjermanë në sallën e koncerteve të këtij universitetit, i bashkohet edhe profesori gjerman Fabian Dirr.

 

Reklamë

Është hera e parë që vij në Tiranë. Jam i lumtur që do të performoj këtu, dhe me dy artistë shqiptarë me të cilët po ashtu bashkëpunoj për herë të parë.  Jemi sinkronizuar më së miri sepse të dy bashkudhëtarët e mi në skenë janë profesionistë. Shpresoj që salla të mbushet, e këto tinguj që jehojnë tani këtu të bëhen më të ngrohtë.

 

Fabian Dirr, shpreson edhe që dritat të mos ikin, ashtu sikurse ndodhi në prova.

 

Është një skenë e vjetër, por e ngrohtë. Akustika është disi e thatë tani, por kur salla mbushet me publik, edhe akustika bëhet më e mirë. Kështu që në mbrëmje, ju siguroj që gjithçka do të duket edhe më mirë se tani në prova. Shpresoj që energjia elektrike të mos ndërpritet, por çfarëdo të ndodhë ne do vazhdojmë të luajmë.

 

Ky koncert rikthen në Tiranë edhe pianistin Zamir Kabo, nga Austria.

 

 

Koncerti vjen në kuadër të eventeve që përmbyllin tetorin gjerman në Tiranë.

Më shumë video

Reklamë