Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se një qytetar maqedonas rezulton I infektuar me  koronavirus  në anijen  turistike “Diamond Princess” në portin e Jokohamas në Japoni. Në këtë anije ndodhen tre shtetas maqedonas dhe njëri prej tyre është prekur nga epidemia.  Shtetasi maqedonas identiteti I të cilit nuk bëhet I ditur,  është shtruar në spital në Japoni.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio është në komunikim me shtetasin në fjalë, ndërkohë  dy shtetasit e tjerë të cilët janë në gjendje të mire shëndetësore. Në anijen Princess Diamond, janë konfirmuar gjithsej 44 raste me koronavirus të cilët  ndodhen në karantinë.

Ndërkohë frika e përhapjes në mbarë botën mbetet në nivele të larta. Një anije që transportonte më shumë se 2,000 njerëz, është vendosur në Kamboxhia,  pasi u largua nga disa porte nga frika e infektimit me koronavirus. Japonia, Tajvani, Filipinet dhe Tajlanda nuk kishin pranuar  ankorimin e anijes, pavarësisht se nuk kishin pacientë të sëmurë në bord.

Numri i personave që po humbasin jetën nga koronavirusi është rritur në mënyrë dramatike. 242 vdekje nga virusi kinez u regjistruan në provincën Hubei vetëm të mërkurën, cilësuar si dita më vdekjeprurëse që nga shpërthimi i epidemisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *