E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një majmun lë pa energji elektrike të gjithë Sri Lankën

Një majmun ka lënë pa dritë të gjithë Sri Lankën. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sri Lanka, ku për shkak se një majmun ra në kontakt me transformatorin la pa energji elektrike të gjithë ishullin.

“Një majmun ra në kontakt me transformatorin tonë të rrjetit duke shkaktuar një çekuilibër në sistem,” u tha gazetarëve ministri i Energjisë Kumara Jayakody.

Incidenti ndodhi në një fshat në jug të kryeqytetit Colombo, tha ai. Energjia u rivendos në disa zona, me operacione që zgjatën afërsisht tre orë.

Ndërprerjet e fundit të mëdha të energjisë elektrike në ishull ndodhën në verën e vitit 2022. Kriza ekonomike që goditi vendin bëri që stacionet e karburanteve të boshatiseshin, duke i detyruar termocentralet të reduktonin prodhimin e energjisë elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë