E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Një lutje për shpirtin e saj”/ Jozefina Topalli humb nënën

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka humbur këtë të mërkurë nënën e saj. Lajmin e trishtë e dha vetë ajo përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, krahas fotos së publikuar ku shfaqej me nënën e saj, bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet private, për shkak edhe të situatës së shkaktuar nga pandemia.

“Të dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë