E mërkurë, 7 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Një ligj për elitën, një barrë për shumicën, Tabaku: Abuzimet që shkatërrojnë të ardhmen e shqiptarëve

Jorida Tabaku

Ndërsa shqiptarët luftojnë çdo ditë për të përballuar çmimet e rritura, pagat qesharake dhe pensionet që nuk mjaftojnë as për mbijetesë, mazhoranca socialiste është fokusuar në një dhe vetëm një qëllim: pasurimin e pakicës së privilegjuar prej 5% dhe klientëve të tyre të lidhur me pushtetin.

Reklamë

Pas 9 vitesh shkatërrimi të bregdetit me skema klienteliste, ku pasuritë publike janë dhënë për 1 euro tek të ashtuquajturit “investitorë strategjikë,” tani shtyjnë edhe më tej afatin e këtij ligji. Dhe më keq akoma: po planifikojnë që investitorët e tyre të privilegjuar të marrin në përdorim brigjet e deteve, lumenjve dhe liqeneve për interesat e tyre personale, duke anashkaluar plotësisht interesat e popullit shqiptar.

Ligji i Investimeve Strategjike, që duhej të ishte i përkohshëm, është kthyer në një mjet të përhershëm për abuzim. Kjo është hera e tetë që shtyhet afati i këtij ligji, ndërsa ligjet që do të ndihmonin 95% të shqiptarëve mbeten të bllokuara, të harruara në sirtar ose të refuzuara pa mëshirë.
Ironikja është se Këshilli i Investimeve Strategjike jo vetëm që ka marrë më shumë pushtet, por ka gjithnjë e më pak llogaridhënie. Asnjë investitor serioz i huaj nuk ka ardhur për shkak të këtij ligji. Asnjë projekt strategjik për zhvillim nuk është ndërtuar. I gjithë ligji është një mekanizëm për të pasuruar një grusht njerëzish që kontrollojnë çmimet e ushqimeve, tregjet dhe pasuritë kombëtare. Ky është ligji i klientelës, jo i shqiptarëve.

Reklamë

Prej 9 vitesh, Shqipëria është e bllokuar në hartimin e një kuadri serioz për investimet, një mekanizëm që do të garantonte konkurrencë të ndershme dhe do të tërhiqte investitorë të vërtetë. Dhe ndërkohë që vendet e rajonit tërheqin më shumë investime të huaja, ne mbetemi peng i një sistemi që shpërblen klientët dhe ndëshkon të ndershmit. Kjo është Shqipëria e padrejtësisë, ku as investitorët shqiptarë, as ata të huaj nuk kanë akses në tenderët publikë, në garat e hapura apo në koncesionet e ndershme. Gjithçka është rezervuar për miqtë dhe klientët e mazhorancës.

Ata votojnë me kartonë të komanduar për ligje me porosi, ndërsa shqiptarëve u tregojnë përralla me komisione të posaçme dhe reforma boshe. Kjo nuk mund të vazhdojë më.

Ky është ligji i dhuratave për të privilegjuarit! Ky është ligji që përbuz 95% të shqiptarëve! Dhe shqiptarët nuk do ta pranojnë më këtë pabarazi dhe këtë sistem të padrejtë që po shkatërron të ardhmen e vendit!

Vazhdo të lexosh

Reklamë