Subscribe

Historiku, jeta dhe veprimtaria e 14 brezave të familjes Toptani vijë përmes libër-albumit “Për Toptanasit që di – Midis Lindjes dhe Perëndimit”, nga pasardhësi i tyre Ajten Topani.

 

 

 

Ky botim është një përmbledhje për të ruajtur historinë dhe për të vënë në pah shkëlqimin e dikurshëm të një prej familjeve më të vjetra tiranase.

 

 

AJTEN TOPTANI

AUTOR

“Gjithmonë ka qenë në vëmendjen time por dhe të të parëve të mi hartimi i një përmbledhje për familjen Toptani. Informacioni gjithpërfshirës për të gjithë Toptansit është pak e vështirë prandaj e kam quajtur “Për Toptanasit që di” nuk ëstë një libër i mirfilltë historik, por kam përdorur citime të autorëve dhe një pjesë tjetër janë e kujtimeve të mia personale që smund ti linim në harresë.”

Libri evidenton informacione të pazbuluara më parë rreth kësaj familjeje, duke e kthyer në trashëgimi historike për të gjithë shqiptarët dhe duke i dhënë mundësi përmes botimit ruajtjes së përhershme të tyre.

TOMAS FRASHËRI

STUDIUES

“Ky libër është dicka mes romanit dhe eses monografike dubluar nga një album, botimi i të cili kthen në trashëgimi kombëtare atë ka deri sot ka ëenë trashëgimi familjare.”

 

Duke i dhënë rëndësi çdo anëtari të familjes që nga fëmija e deri tek më i moçmi kjo vepër konsiderohet me vlera edhe për historianët.

BEQIR META

HISTORIAN

“Vlera e kësaj vepre është se e risjell dhe një herë në dritë të tërë familjen Toptai sepse për personalitetet e saj ka patur perpjekje herë të tërthorta herë të drejtëpërdrejta për kontributet e tyre historigrafike.”

 

Njohja me historinë e familjes Toptani të çon dhe te të kuptuarit e trashëgimisë së Tiranës, historike, etnografike dhe kulturore.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *