Subscribe

Kryetari i bashkisë së Tiranës Veliaj inspektoi  lagjen e re në Zall-Herr. Shtëpitë e rindërtuara janë thuajse në përfundim dhe shumë shpejt do të jenë gati të presin familjet e prekura nga tërmeti.

 

“Është kantieri më i bukur i lagjeve të reja, një biletë e re për t’ia filluar jetës nga e para. Duket tamam si zonat rezidenciale që i sheh kudo, në Angli, Amerikë, Australi, pa gardhime, që do bëjë xhelozë edhe pasanikët e Lundrës e Farkës”.

 

Për ata që dyshojnë, Veliaj tha se mjafton të kalojnë nëpër Tiranë, për të kuptuar se puna flet vetë.

 

“Kush ka qenë dyshues për çështjen e Astirit, mjafton të kalojë sot në Unazën e Madhe për të parë se puna flet vetë! Kush ishte dyshues për rindërtimin, të vijë në Zall Herr, flet puna vetë! Kush beson te puna jonë për Unazën, do flasë puna vetë. Mbaruam Ndroqin, po mbarojmë edhe Baldushkun. Në Zall Herr jemi më afër fundit.

 

Kryebashkiaku tha se puna në Tiranë do të vijojë edhe gjatë verës, në menyrë që kur qytetarët të kthehen nga pushimet, t’i gjejnë punët e përfunduara.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *