E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Një kukull e vërtetë”/ Shqiptari mashtron të miturën në Greqi dhe e trafikon

Një 17-vjeçare në Greqi, e zhdukur prej disa ditësh, është gjetur dhe është zbuluar e vërteta. Referuar mediave greke, e mitura ishte trafikuar nga një 58-vjeçar shqiptar.

 

Ai e kishte bindur të renë të largohej nga shtëpia duke i thënë se e dashuronte. Më pas 17-vjeçarja është trafikuar, ndërsa shqiptari i kishte postuar në internet edhe një “reklamë”.

 

Reklamë

“Një kukull e vërtetë nga Rumania me një trup të mrekullueshëm ju vjen për t’ju ofruar bujarisht kënaqësinë e fundit. Mos u vono, merre”, shkruante ai në reklamë.

 

Shqiptari ra në pranga së bashku me një grek që administronte faqen e internetit ku u postua reklama, dhe një grua që rregullonte takimet me klientët përmes telefonit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë