Biri i nje familjeje emigrantesh, Sadiq Khan ka bere historinë, pasi është zgjedhur kryebashkiak i ri i Londrës.  45-vjeçari laburist është muslimani i pare qe do te drejtoje nje kryeqytet te rendesishem perëndimor. Ai mundi rivalin e tij konservator Zac Goldsmith, qe gjate fushatës elektorale tentoi ta lidhte me ekstremizmin, duke e akuzuar se ndante te njëjtën platforme me muslimanet radikale.

“Këto zgjedhje nuk kaluan pa debate dhe unë jam krenar qe Londra zgjodhi shpresën ne vend te frikës dhe unitetit ne vend te përçarjes. Frika nuk na bën me te sigurte, por me te dobët. Dhe politika e frikës nuk është e mirëpritur ne qytetin tone”.

Votuesit zgjodhën Khan, birin e një shoferi autobusi pakistanez përballe rivalit te tij 41-vjeçar Goldsmith, i biri i nje financieri miliarder. Kahn një ish-avokat per te drejtat e njeriut fitoi me një diference prej 13,6 perqind te votave ndaj Goldsmit, diferenca me e thelle ne zgjedhjet per Bashkinë e Londrës ne 16 vjet. Në vitin 2005 ai hyri për herë të parë në parlamentin britanik, ndërsa ne 2008 ishte Ministër Shteti per komunitetet  ne qeverinë e Gordon Brown. Pas fitores nuk munguan urimet per Khan dhe nder te paret ishte edhe kryetari i Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj. Ne komentin ne Twitter Veliaj shkroi se Khan kishte bere nje fushate madhështore bashkimi dhe frymëzimi, duke dhëne nje mesazh te shkëlqyer për Europen. Ai njihet edhe si mik i shqiptareve. Kur mori pjesë në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet i komunitetit shqiptar ne Londër, qershorin e shkuar ai foli me nota pozitive për shqiptarët, duke thëne se priste te bashkëpunonte me ta dhe te vizitonte Shqipërinë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *