Subscribe

“Krishtlindje të Bardha” ishte ky koncerti që teatri i Operas dhe Baletit solli për publikun në Vigjilje të kësaj feste të rëndësishme për besimtarët krishterë.

 

Edhe pse në kohë pandemie, për gati një orë, artistët performuan në hollin e muzeut, muzikë të përzgjedhur nga repertori botërorë kushtuar kësaj dite.

 

Kjo Krishtlindje festohet ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë dhe për artistët dhurimi i çasteve të bukura në këtë kohë është thelbësor.

 

“Menduam të japim disa çaste të bukura, sepse çasti është më i rëndësishëm se vetë jeta”, u shpreh Aurel Thellimi.

 

“Jetojmë në një kohë shumë të vështirë dhe artin tonë e kemi bërë në një kohë shumë të vështirë. Për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë botën, uroj që viti 2021 të jetë më i qetë”, tha Dorina Selimaj.

 

Por ky nuk është koncerti i fundit që Teatri i Operas dhe Baletit do të sjellë për publikun. Po në masa strikte të distancimit social, më 28 dhjetor, Opera do të vijë me koncertin e përvitshëm Grand Gala.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *