Subscribe

Ne dite me shi si kjo e hëne, ne zonën e Don Boskos ne Tirane, nuk te duhet makine por mjet lundrues. Ne pak ore reshje e gjithë zona u mbulua nga uji. Rrugët, trotuaret, biznese dhe banesa te kateve te para u përmbyten. Ndërsa shume makina mbeten ne mes te ujit ne pamundësi per t’u ndezur me. Teksa te gjithë nxitonin per te shkuar ne pune, kishte dhe nga ata qe nuk gjeten zgjidhje veçse te çanin ujin ne këmbe. Ndërsa trafiku ishte ne kolaps te plote. Pavarësisht pranisë se punonjësve te Bashkisë, pranë pusetave apo te shpërndare ne zone, situata u normalizua vetëm pas ndërprerjes se reshjeve. Drejtues ne Bashkinë e Tiranës deklarojnë se ky problem i mbartur per vite me radhe do te zgjidhet brenda kësaj vere. Bashkia ka nisur sistemimin e trotuareve, ndërsa ujësjellësi do te beje zëvendësimin e kolektorit kryesor. Ne te njëjtën situate me zonën “Don Bosko” ka qene edhe rruga “Siri Kodra”, qe sipas drejtorit Elton Kacidhja edhe ajo do ti nënshtrohet ndërhyrjeve ne rrjetin e kanalizimeve. Brenda pak orësh ne kryeqytet ka rene rreth 60 mm shi. Nje tjetër rrebesh por me intensitet me te ulet pritet ne orët e pasdites. Ndërsa pas te mërkurës vjen i nxehti afrikan me temperatura qe do ti kalojnë 37 gradët. Ndërsa zona e “Don Boksos” deri ne përfundimin e investimit te Bashkisë do te jete e varur tërësisht nga moti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *