Që nga fillimet e saj si modele e më pas si këngëtare, e kemi parë me stile nga më të ndryshme flokësh. Bëhet fjalë për Çiljeta Xhilagën, artisten të cilën duket se natyra e ka bekuar me një formë fytyre që mund të përshtatet me çdo lloj prerje flokësh.

 

 

Të gjitha femrat janë shpesh në dilemë nëse duhet apo jo t’i presin flokët, ndërsa Çiljeta duket se nuk mendohet dy herë. Është gjithmonë ndër të parat që tregohet e gatshme të provojë trendet më të fundit dhe duhet thënë se sa herë që ndryshon model flokësh duket akoma dhe më bukur.

 

 

Pjesa më e madhe e artisteve shpesh guxojnë të ndryshojnë ngjyrën e flokëve, ndërsa Çiljeta më së shumti preferon të eksperimentojë me stile të ndryshme. Të shkurtër, me baluke, të gjatë, me kaçurrela ose të drejta, këngëtarja përherë duket se bën zgjedhjen e duhur.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *