Subscribe

Java e parë e vitit akademik 2022-2023 u mbyll me protesta dhe bojkot të shumicës së auditorëve. Pedagogët e Universitetit të Tiranës u bashkuan në “Korpusin Qendror” të Universitetit Politeknik të vendosur për kërkesat e tyre për rritje page, rivlerësim të orës mësimore, orëve suplementare, rritje të buxhetit për kërkim shkencor dhe vjetërsi pune, ndonëse ishin me të pakët në numër.

 

I bëjmë thirrje dhe politikës që me këtë rast ta fusë në axhendë prioritare parlamentare çështjen e arsimit, në veçanti atë publik. Nethmei që jemi në rrugën e duhur, në të drejtën tonë për një ndryshim thelbësor të situatës.

 

Qeveria duhet patjetër të marrë në konsideratë stafet akademike. Kjoështë e padiskutueshme dhe të mos fshihemi pas epiteteve të kota.

 

Rritja e pagës me 15% për taështë e papranueshme dhe e parealizueshme, pasi nuk kanë ndërmend të paguhen nga tarifat studentore. Orët e humbura pohojnë se do të zëvendësohen.

 

Nuk pranojmë në asnjë mënyrë që të marrim nga pagat e studentëve. Të ardhurat e studentëve janë për studentët, për shërbime dhe shumë gjëra të tjera që dekanati i përdor për pedagogët e jashtëm, për auditoret.

 

Sërish në javën e dytë të vitit akademik do të kemi bojkot të audiorëve?

 

Patjetër bojkot, madje na janë bashkëngjiyur edhe studentët.

 

Të gjitha orët do të zëvendësohen. Nuk mund të quhet universitet pa kërkim shkencor, pod he kërkimi shkencor do të jesh i pavarur nga pikëpamja e të ardhurave.

 

Të hënën e ardhshme pedagogët do të dalin në një tjetër protestë të përgjithshme në orën 11 pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

 

Ndërkohë, në Shkodër janë bojkotuar gjithashtu auditorët.

 

PETER SARAÇI

KRYETAR I SINDIKATËS SË PEDAGOGËVE TË UNIVERSITETIT “LUIGJ GURAKUQI”

 

Nukështë realizuar procesi mësimor në bazë edhe të udhëzimeve të sindikatës së Punonjësve Universitare. Jemi në pritje të një diskutimi përfundimtar për zgjidhjen e problemit.

 

Në universitetin “Fan Noli” në Korçë protesta e pedagogëve vazhdon të jetë e përçarë dhe numri i tyre para fakultetit ishte i ulët.

 

Kjo situatë për studentët shihet si shqetësuese.

 

Ne vijmë nga larg dhe të rrimë kot aty nuk ia vlen.

 

Kemi bërë vetëm një orë mësimi, pastaj kemi ikur dhe kemi protestuar bashkë me pedagogët. në provime nuk mund ti dimë shumë pika kryesore, kemi mungesë.

 

Ne na thanë pedagogët që javës tjetër do zhvillojmë mësimin si zakonisht, leksione, seminare.

Sa i takon qytetit të Durrësit dhe atij të Elbasanit, mësimiështë zhvilluar pjesërisht. Ndërkohë, universiteti i Gjirokastër ka hapur dyert e universitetit për të zhvilluar leksione e seminare si zakonisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *