Qyteti Austin i Teksasit është goditur nga dy sulme të armatosura që kanë shkaktuar të paktën një viktimë dhe katër persona të lënduar. Zyrtarë të qendrës së emergjencave shëndetësore raportojnë vdekjen e një gruaje rreth të 20-ve dhe plagosjen e katër të tjerëve, tre femra e një mashkull. Sipas policisë behët fjalë për ngjarje në dy vende të ndryshme të qytetit, te kryera nga i njëjti person. Aktualisht këto dy zona janë në gjendej të lartë sigurie. Policia njofton se incidenti ndodhi ne një bar te Austin dhe se autori besohet te jete një djalë i ri rreth te 20-ave. Ai nuk është ndaluar ende nga uniformat blu. Sherifi i zonës njoftoi se nuk behet fjale per nje sulm terrorist. Dyshohet se ngjarja mund te ketë ardhur nga nje konflikt i rastit. Muajin e fundit në SHBA janë shënuar një seri vrasjesh, si përgjigje ndaj trajtimit që policia i ka bërë personave me ngjyrë në vend.

 

.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *