Të paktën një person u vra dhe një tjetër u plagos pas granatimeve në rajonin Belgorod të Rusisë jugore, njoftoi guvernatori i rajonit, duke pretenduar se mbrojtja ajrore ruse rrëzoi “disa objektiva fluturues”.

“Mbi Belgorod dhe në rajonin e Belgorodit, sistemet tona kundërajrore rrëzuan disa objektiva fluturues që i afroheshin qytetit,” tha guvernatori Vyacheslav Gladkov në një postim në shërbimin e mesazheve Telegram.

“Sipas informacioneve të para ka një të vdekur dhe një të plagosur”, ka shtuar ai.

Forcat e armatosura ukrainase kanë publikuar një video që ata pretendojnë se tregon horizontin e Belgorodit, duke treguar të paktën një ndërtesë në zjarr./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *