Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur gjatë mbrëmjes që lamë pas në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:38, në autostradën “Arben Xhaferi”, afër fshatit Babush të Ferizajt.

Mediat vendase nuk japin detaje se si ka ndodhur aksidenti por mësohet se një person ka ndërruar jetë ndersa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Lajmi për mediat vendase është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Rastet e aksidenteve, kryesisht vetaksidenteve javën që po e lëmë pas kanë rezultuar me pasoja fatale, prandaj edhe një herë kërkojmë që drejtuesit e automjeteve të kenë vëmendje të shtuar dhe vigjilencë, sepse përveç rrezikimit të vetës po rrezikojnë edhe pjesëmarrsit tjerë në trafik. Policia do të marrë masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë sigurinë e pergjithshme në trafik dhe do të ketë zero tolerancë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *