Një i vdekur dhe 86 të shtruar në spital nga shpërthimi i salmonelës në SHBA

Një person ka vdekur dhe 86 të tjerë janë shtruar në spital në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas shpërthimit të fundit të salmonelës, një bakter i lidhur me kafshët shtëpiake.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA, sipas “CNN”, raportoi se këta numra janë dy herë më shumë se ajo që u raportua në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rreth një e treta e atyre që janë sëmurur janë fëmijë të vegjël nën 5 vjeç. Njerëzit në SHBA duan gjithmonë e më shumë të mbajnë pula dhe të rrisin zogj.
Por ekspertët paralajmërojnë për rrezikun që vjen nga salmonela. Pulat dhe shpendët e tjerë mbajnë salmonelën në aparatin e tyre tretëse. Bakteret e dëmshme futen në në vezët dhe pendët e tyre.
Teksa për pulën mund të mos shkaktojë shqetësim, tek njerëzit salmonela jep dhimbje barku, diarre dhe ndonjëherë simptomat bëhen edhe serioze.
Ekspertët amerikanë thonë se e mira është që fëmijët të mos i prekin pulat sepse ata kanë të ngjarë të infektohen më rëndë.
Po ashtu, ata këshillojnë që të mbahen një palë këpucë të veçanta që vishen vetëm kur kujdesesh për pulat dhe për një higjienë të mirë duarsh.




