E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në një aksident në Kosovë

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit një person humbi jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20, në fshatin Çikatovë të Vjetër në komunën e Drenasit.

Njoftimi nga policia e Kosovës:

Reklamë

“Me datën 27.08.2020 rreth orës 21:20 min në fshatin Çikatovë i Vjetër-Gllogoc, është shkaktuar një aksident trafiku/vet-aksident me lëndime të rënda trupore ku si pasojë e këtij aksidenti dyshet se një person ka ndërruar jetë, kurse tre të tjerë janë  të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë kompetente policore, njësia e hetimeve të trafikut dhe po kryejnë procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Më poshtë foto nga vendngjarja:

Vazhdo të lexosh

Reklamë