Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë një natë më parë, pasi një i ri ka tentuar të vrasë dy persona duke i përplasur me makinë.

 

 

Sipas njoftimit të policisë, më datë 24.06.2017, në orët e mbrëmjes , është marrë njoftim se në Tale në Lezhë , ka një konflikt. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se midis shtetasit Eden Trokthi, 20 vjeç, banues në Laç dhe E. N., 16 vjeç dhe N. N., 25 vjeç, të dy banues në Lezhë, ka patur një konflikt të çastit, për motive të dobëta.

 

 

Menjëherë pas debatit verbal, Eden Trokthi , ka tentuar të vrasë shtetasit e lartpërmendur duke përplasur me automjetin e tij me shpejtësi të lartë, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, automjetin e ndaluar të shtetasit N. N.

 

 

Në atë moment pranë automjetit të shtetasit N. N., kanë qenë shtetasit N.N. dhe E.N., të cilët në momentin e përplasjes kanë mundur të shmangen duke mos pësuar lëndime.

 

 

Si pasojë e përplasjes ka pësuar dëmtime të lehta vëllai i shtetasit N.N. i cili ka qenë brenda në automjet , dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar në banesën e tij.

 

 

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetet e lartpërmendura të dëmtuara.

 

 

Eden Trokthi nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

 

 

Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Vrasje” e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrim prone” “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

 

 

Materialet proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *