Raportohet rasti i parë në botë i infeksionit me gripin e shpendëve H10N3. Rasti është regjistruar në Kinë, ndërsa autoritetet shëndetësore thonë se rreziku i shpërthimit të infeksionit në shkallë të gjerë është i ulët. Pacienti është një 41-vjeçar nga Zhenjiang, i cili u shtrua në spital në 28 prill pasi kishte ethe dhe simptoma të tjera.

 

Autoritetet kineze kanë konfirmuar se 41-vjeçari u infektua nga pulat, por nuk ka ndonjë detaj në lidhje me atë se si ndodhi. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe ai është gati të dalë nga spitali.

 

H10N3 është vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpendët dhe mund të përhapet me ajër midis kafshëve përmes frymëmarrjes, ashtu si gripi normal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.