Kronikë
Një i dënuar ndërron jetë në burgun e Drenovës

Një i dënuar ka gjetur vdekjen në burgun e Drenovës. Vizion Plus mëson se bëhet fjalë pë Edmond Jonuzin, nga qyteti i Korçës, i cili u dergua pa shenja jete në shërbimin e urgjencës së spitalit.
41-vjeçari, i dënuar tetë vite më parë me 12 vite burg për plagosje të rëndë kishte kohë që kishte shfaqur probleme të shendetit mendor, madje për këtë dhe kurohej. Por, pasditen e sotme, 41-vjeçari ka shfaqur probleme kardiake.
Jonuzit i kishin mbetur edhe 9 muaj e gjysmë për të vuajtur në burgun e Drenovës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




