Subscribe

Bashkia e Tiranës ka filluar rikonstruktimin e plotë te segmentit rrugor nga Shkolla teknologjike deri në kombinat. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, inspektoi punimet dhe tha se Tirana do të ketë një tjetër hyrje dinjitoze.

 

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur që teksa një pjesë e madhe e Tiranës ka nisur pushimet, vlon puna në ato zona ku, prej lehtësimit të trafikut, mund të punojmë më shpejt. Ka qenë një stinë shumë e vështirë për kryerjen e punëve publike në Tiranë për shkak të shirave. Nëse vjet kishim thatësirë të gjatë, këtë vit kemi pasur mot jashtëzakonisht të vështirë. Megjithatë, po maksimizojmë ditët pa shi dhe faktin që njerëzit janë me pushime, që t’i japim Tiranës një hyrje të re moderne”

 

Sipas Veliajt ky investim nuk është vetëm për banorët e Njësisë 6, por do të lehtësojë edhe qarkullimin e automjeteve që vijnë nga Jugu apo perëndimi.

 

“Duke harmonizuar dy projektet, pra projektin e hyrjes nga Kombinati me projektin e Ministrisë së Transporteve për rrugën e Ndroqit, i kemi dhënë edhe një valvul shkarkimi qytetit. Siç e shikoni, zona është prekur nga disa investime. Kemi përfunduar investimet në shkolla, kopshte dhe çerdhe në fillim. Kemi sistemuar totalisht varrezat e Sharrës, të cilat sot është një hapësirë shumë më dinjitoze, për të treguar se jemi qytet me vlera, ku respektojmë edhe ata që nuk jetojnë më, por që kanë kontribuar në qytetin tonë. Këto investime që deri dje kanë qenë ishuj po i bashkojmë me këto akse rrugore. Kështu, rruga nga Sharra deri në hyrje të Tiranës, te Fabrika e Miellit, do të jetë me të gjitha standardet”

 

Veliaj theksi faktin se ky investim përfshinë edhe korsi të dedikuara për biçikletat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *