E enjte, 22 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Një histori suksesi në xhudo/ Indrit Çullhaj rrëfen objektivat në sport

Indrit Çullhaj 3 herë kampion i Ballkanit në sportin e  Xhudos është një shembull, që ndiqet nga shumë fëmijë. 23-vjeçari stërvitet çdo ditë për të qenë mes më të mirëve, ndërsa objektivi i tij mbetet i njëjtë, kualifikimin në Tokio 2021.

Reklamë

Fituesi i 78 medaljeve ndërkombëtare  gjatë 12 viteve karrierë sportive, kërkon një mbështetje më të madhe nga shteti, pasi siç Çullhaj tregon ende nuk po i kushtohet rëndësia e duhur xhudos.

Reklamë

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës shqiptare të Xhudos , Labo Capo e cilëson si një sukses kualifikimin e Çullhaj në Olimpiadë ndërsa thekson se prioriteti i federatës mbetet brezi i ri.

Çullhaj, synon të shënojë historinë duke u bërë i pari sportist shqiptar që kualifikohet në Lojërat Olimpike në sportin e xhudos.

Më shumë video

Reklamë