Subscribe

Studentja serbe, Selena Djuriç, ka rrëfyer në emisionin ‘Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, historinë e dashurisë me të dashurin shqiptar.

Selena tha se ajo është shumë e lumtur për dashurinë e saj në Shqipëri, duke theksuar se po jeton një ëndërr.

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se a e kanë paragjykuar këtë lidhje mes një shqiptari dhe një serbeje, Selena tha se nuk ka patur asnjë koment negativ nga familjarët apo shoqëria, pasi kanë një tjetër mendësi, por në internet e kanë kanosur me vdekje.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Kemi një prapaskenë historike të dikurshme ke patur paragjykime në Serbi?

Selena Djuriç: Jo sepse shoqërinë time e kam zgjedhur me mendësinë time. Dua të them se ndryshojnë shumë reagimet nga afër nga ato në internet. Kam një adresë në tik-tok ku ndaj mendimet e mia në lidhje me origjinat e  ndryshme. Mund të them se njerëzit në internet ndryshojnë në reagime, njerëzit që njoh nga afër kanë tjetër mentalitet. Në internet kam marrë dhe kanosje me vdekje.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *