Subscribe

Kjo është Valentina Habibaj, kapitene prej 12 vitesh, dhe si çdo ditë tjetër ky 8 mars atë e gjeti në krye të detyrës. Sot ajo nisi kontrollin e anijes, për ta bërë gati për sezonin turistik.

 

52-vjeçarja kryen ritualin, që nis me kontrollin e përgjithshëm të anijes, ndezjen e motorit dhe ngritjen e spirancës.

 

Valentina kujton se kur mori për herë të parë timonin e anijes, ajo theu shumë tabu si e para grua kapitene në qytetin e Vlorës.

 

“Nuk është e lehtë në fushën e burrave unë theva shumë tabu ku e nisa këtë gjë”, rrëfen ajo.

 

Lundrimi në det, për kapitenen, është hapësira që i dhuron ndjesinë e të qenit e lirë.

 

“Kjo më bën të jem vetvetja”, thotë ajo.

 

Mesazhi i kapitenes 52-vjeçare, për të gjitha gratë dhe vajzat, në këtë 8 mars, është ky:

 

“Gratë duhet të besojnë në fuqinë që kanë”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *