Avokatja Virxhinia Raxhi e lëvizjes “5 yjet” është kryebashkiakia e parë femër në kryeqytetin italian Romë. Në zgjedhjet lokale të mbajtura me dy raunde 37-vjeçarja ka arritur të fitojë me 67.2 % përballë 32.8% të kandidatit të Partisë Demokratike, të drejtuar nga Mateo Renzi, Roberto Xhaketi.
“Do të jem një kryebashkiake e të gjithë qytetarëve. Do të rivendos ligjin dhe trasparencen në këto institucione pas 20 vitesh abuzim. Jemi përpara një epoke të re”, – ka thënë Raxhi pas shpalljes së këtij rezultati.
Por me gjithë optimizmin e saj, kryebashkiakja e re përballet me një borxh në buxhet që përllogaritet të jetë në 13 miliardë euro, dy herë më i lartë se buxheti vjetor i Romës. Ndërkohë qytetarët kërkojnë administrim më të mirë sa i takon transportit publik dhe pastrimit të qytetit.
Një fitore e femrave e cilësojnë mediat në vend duke iu referuar dhe rezultatit triumfuese të një tjetër kryebashkiakeje, asaj në Torino, po nga lëvizja “5 yjet”, Kiara Apendino. Ndërkohë partia demokratike e Renzit ka marrë dy kryeqendra të tjera financiare si Milano dhe Bolonja. Ndërsa në një koment të tij themeluesi i lëvizjes “5 yjet”, Bepe Grillo ka thënë se ky është vetëm fillimi. Analistët thonë se me këto rezultate, ky subjekt është një rival serioz i kryeministrit Renzi. Ky i fundit ka marrë një shuplakë pak përpara referendumit që planifikon që të mbajë në tetor për ndryshmet kushtetuese. Pas rezultatit zhgënjyes, Renzi pranoi se ajo e se dielës ishte nje fitore e pastër dhe e padiskutueshme e lëvizjes “5 yjet”, por qe nuk duhet dramatizuar dhe as minimizuar. Sipas tij ajo nuk ishte nje vote proteste, por per ndryshim ne te gjitha bashkitë. Pasi uroi Raxhin, kryeministri deklaroi se populli dha nje mesazh per te reflektuar dhe Partia Demokratike do ta beje këtë.