Një fëmijë lëndohet ose vritet çdo dhjetë minuta në Gaza ndërsa sulmet midis Izraelit dhe Hamasit vazhdojnë të pandërprera, sipas shifrave të UNICEF-it.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, më shumë se 13,800 fëmijë janë vrarë në enklavën palestineze, sipas drejtoreshës ekzekutive të organizatës ndërkombëtare Kathryn Russell.

Në lidhje me numrin e vdekjeve të grave, ajo theksoi se më shumë se 10,000 kanë vdekur në Gaza. Përveç kësaj, nga 10,000 gratë që u vranë, 19,000 fëmijë jetimë mbetën pas, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *