E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Një fabul e ndërtuar keq”, avokati i Belerit: Vendimi i turpshëm ishte i pritshëm, nuk ka asnjë provë për takimin e tij me agjentin e policisë

Avokati i Fredi Belerit për mediat, tha se pretenca e SPAK, që kërkon 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës ishte e pritshme.

Sipas tij, Beleri nuk është takuar asnjë herë me të infiltruarin e policisë Arsen Rama, teksa shtoi se nësse do të kishte një takim mes tyre do të ekziston një provë e vetme, një filmim ose fotografi.

Reklamë

Avokati tha se asnjë nga ptrovat e paraqituara nga ai nuk është pranuar, teksa ngre dyshime se procesi ka qenë i orientuar politikisht.

“Një fabul e ndërtuar keq për Fredi Belerin. Është e turpshme, e pritshme. Gjykata është totalisht në vëmendjen e priokurorisë. E tërhoqi procesin prokuroria nga fillimi në fund. Nuk u soll një pajisje, asgjë. U rrëzuan të gjitha kërkesat tona.

Nuk është takuar asnjë herë Arsen Rama me Fredi Belerin. Nëse do ishin takuar, do kishte një foto të vetme. I kanë bërë aktet e ekspertimit dhe nuk kanë asnjë provë konkrete”, tha avokati i Fredi Belerit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë