Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli është bërë sërish gjyshe. Është vajza e saj, Megi, ajo që ka sjellë në jetë fëmijë e saj të dytë.

 

Lajmin e bukur e dha vetë Topalli, përmes një postimi në “Facebook”.

 

Krahas mesazhit, ajo ka publikuar edhe një foto me nipërit e saj.

 

“Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke i gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë e kemi zemrën plot.”

 

Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, kujtojmë se Jozefina Topalli zgjodhi të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Lëvizjes për Ndryshim, forcë me të cilën garoi në 25 prill.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *