Marrja e një doze të vetme të një përbërësi që gjendet në kërpudhat “magjike” mund të zvogëlojë ankthin dhe depresionin tek pacientët me kancer.

 

Studiesit zbuluan se pacientët që morën përbërësin “psilocybin” ndjeheshin më shpresëdhënës, më pak të demoralizuar dhe kishin më pak frikë nga vdekja.

 

Për më tepër, kur kjo dozë shoqërohet edhe me seanca me psikologun, përmirësimet janë më të ndjeshme.

 

Sipas ekspertëve nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut, kërpudhat “magjike” mund të shërbejnë për një trajtim të efektshëm për shëndetin mendor tek pacientët me kancer. “Psilocybin” prodhohet nga më shumë se 200 lloje kërpudhash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *