E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Një ditë para zgjedhjeve lokale, Kurti vjen në Shkodër, ndjek ndeshjen e basketbollit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Shkodrës për të ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Prishtinës, e vlefshme për “Liga Unike”, e cila po zhvillohet në pallatin e sportit të këtij qyteti.

 

Reklamë

“Sporti jep mesazhe bashkimi. Është kënaqësi që jam në Shkodër. Kjo që po shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak se ndeshje, e më shumë se lojë”, tha Kurti në një prononcim për mediat, ndërsa refuzoi të flasë për zgjedhjet lokale, më argumentin se është heshtje zgjedhore.

 

E pranishme në këtë sfidë është dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë