E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Një ditë pasi opozita fitoi zgjedhjet, presidenti çek sëmuret, dërgohet në spital

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e presidenti çek, Miloš Zeman.

 

Reklamë

Ai është dërguar me urgjencë në spital, vetëm një ditë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare.

 

Zeman po mbahet në kujdes intensiv në Spitalin Ushtarak në Pragë.

 

Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës, Mirosllav Zavoral, tha për gazetarët më 10 tetor se diagnoza e Zemanit nuk do të bëhet publike.

 

Zeman u takua me kryeministrin Andrej Babis në rezidencën e tij jashtë kryeqytetit çek, për të diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën një ditë më pare, e ku partia e Babis humbi ndjeshëm mbështetjen e votuesve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë