E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Një ditë pas dasmës iu shkrumbohet shtëpia/ Lëndohet një person në Pllane të Lezhës

Një banesë në Pllane të Lezhës është përfshirë nga flakët dhe shkak për këtë është bërë një shkëndijë elektrike.

 

Reklamë

Si pasojë e zjarrit, është lënduar djali i shtëpisë, i cili ndërhynte për të shuar flakët.

 

Reklamë

Flakët e zjarrit kanë shkrumbuar një shtëpi në Pllane të Lezhës. Zjarri ka rënë rreth orës 15:00 në banesën e shtetasit Besim Demaj dhe nga flakët gjithçka është djegur.

 

Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi ndodheshin 5 anëtarët e familjes, të cilët po pushonin pasi një ditë më parë kishin martuar djalin dhe nuk e kanë vënë re zjarrin.

 

Ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi, familja Demaj ka dalë menjëherë jashtë, ndërsa djali i shtëpisë ka tentuar të ndërhyjë vetë, por ka marrë plagë djegieje ndërsa po mundohej për të shuar flakët, por pa mundur t’ia dalë.

 

Zjarrfikësit megjithëse kanë mbërritur në kohë e kanë patur të pamundur për të shpëtuar banesën nga djegia, pasi flakët ishin përhapur me shpejtësi duke përfshirë të gjithë banesën.

 

Shkëndija elektrike dyshohet të jetë bërë shkaktare, kjo pasi në zonë ka në vazhdimsi luhatje dhe ndërprerjë të energjisë elektrike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë