Subscribe

Një ditë para protestës së 8 janarit të thirrur nga ish-kryeministri, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat, ku iu është drejtuar demokratëve duke iu thënë se janë mashtruar, gënjyer dhe ushqyer me iluzione nga Sali Berisha.

 

Sipas tij, protesta e organizuar nesër nga Berisha para selisë blu bëhet kundër PD-së dhe SHBA-së.

 

“Lëvizjet e Sali Berishës, që nga shtatori  kur unë mora vendimin e për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën,  kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejes sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë. Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA. Ka një pikë kur boll është boll. Në kulmin e lëvizjes së tij, koha tregoi se megjithë diversionet e parreshtuara të Sali Berishës, Kryesia, Këshilli Kombëtar përfshirë Grupin Parlamentar dhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbajtur më 18 dhjetor, si dhe shumica e demokratëve kanë vendosur t’i qëndrojnë me vendosmëri qëndrimeve zyrtare të PD-së për korrupsionin dhe përcaktimin non grata të SHBA-së dhe të zbatojnë në partinë tonë atë që kemi kërkuar prej vitesh nga të gjitha institucionet shqiptare. Sali Berisha ka mashtruar dhe ka dashur t’ju bëjë për budallenj me sajesat dhe trillimet e tij qesharake rreth arsyeve përse është  shpallur non grata nga SHBA,  në një kohë kur motivacioni ka qenë dhe është i qartë  për çdokënd që nuk ka dëshirë të gënjehet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *