Tirana luan përballë Partizanit mbrëmjen e kësaj të mërkure në stadiumin “Air Albania”. Dy ekipet i ndan vetëm një pikë nga njëri-tjetri, e për këtë arsye iu duhet të luftojnë vetëm për fitore.

 

 

Tirana e Shehit vjen nga një humbje me Teutën ,ndërsa Partizani ka fituar me Kukësin.

 

 

 

Ndërkohë në derbin e kaluar Triana triumfoi 2 me 0 falë dy golshit të realizuar nga Redon Xhixha dhe me një lojtar më pak në fushë.

 

 

Partizani nga ana tjetër nuk ka fituar prej 6 ndeshjesh përballë bardhebluve. Trajneri Kolela është i bindur që ekipi i ka të gjitha mundësit për t’u kthyer tek fitorja e derbit.

 

 

 

Derbi i kryeqytetit mbetet gjithmonë ndeshja e vitit në një sezon futbollistik. Një duel që pavarësisht kohës është emocionues dhe spektakolar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *