Provat për muajin e mjaltit duket se kanë filluar për çiftin e Pric Harry dhe të dashurës së tij Meghan Markle. Ndoshta po planifikohet një tjetër dasmë mbretërore? Ende nuk është e qartë nëse ka qenë një udhëtim i thjeshtë, si dhuratë për ditëlindjen e saj të 36-të, apo një provë për muaj mjalti.

 

 

 

 

“Sunday Express” raporton se gjatë qëndrimit atje, Harry i ka propozuar për martesë partneres së tij. Disa burime thonë për gazetën se ata janë prej kohësh të fejuar zyrtarisht dhe se njoftimi për publikun pritet në shtator. Sa shumë gjëra priten këtë shtator!

 

 

 

 

Marrëdhënia, Harry-Meghan është e konsoliduar prej muajsh, pasi në median britanike është përfolur kohë më parë se princi i ka kërkuar leje mbretëreshës, Elizabeth II për t’i propozuar të dashurës së tij. Megjithatë asgjë nuk është zyrtare dhe mbetet për t’u parë nëse do të kemi një tjetër dasmë në oborrin mbretëror Britanik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *